Rama: Mbase në 2029-n nuk do të jem…

“Nëse nuk jam unë në 2029 dhe nuk ulem në atë që shkruhet Albania, kjo nuk ka pikë rëndësie. E rëndësishme është që Albania do të vihet atje. Do ta marr për dore këdo qoftë dhe do t’i them ulu tani, mund të jetë socialist, ose socialiste por do t’i them vijoni ju gjenerata e TikTok-ut drejtoni Shqipërinë se do ta vëmë në vijë edhe TikTok-un”, tha Rama në një komunikim më qytetarët mëngjesin e sotëm.
Më tej, Rama foli edhe për mbylljen e TikTok-ut, për të cilin tha po presin nga kompania për planin e filtrave me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga bullizimi.
“Me kompaninë Tiktok po punojmë, po presim planin me filtrat për të siguruar fëmijët, minimizuar bullizmat, për të futur algoritmat për shkencën, matematikën. Mos dëgjo bufin, se ai e ka vendos veten në një piedestal me kallama”, tha Rama.