Rama mbërrin në Athinë: Për një drekë pune me Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama njofton se sapo ka mbërritur në Athinë, pas vizitës dyditore në Turqi. Rama shkruan në “Twitter” se do të zhvillojë një drekë pune me homologun e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

“Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis,për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”, shkruan Rama.

SHKARKO APP