Rama mbërrin në Forumin e Paqes në Paris, fokusi te lufta Izrael-Hamas

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot  në Paris. Ai do të marrë pjesë në Forumin e Gjashtë të Paqes. Në fokus të diskutimeve do të jetë konflikti mes Izraelit dhe Hamasit.

Ditën e djeshme Rama shpërndau një deklaratë ku shprehu shqetësimin e Shqipërisë për ashpërsimin e konfliktit.

“Shqipëria qëndron e palëkundur me Izraelin kundër Hamasit, por jemi gjithashtu shumë të shqetësuar nga shkatërrimet, viktimat civile dhe vuajtjet në Gaza”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se kreu i qeverisë shqiptare do të propozojë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, lirimin e pengjeve si dhe tërheqjen e trupave nga zona e konfliktit. Ky plan do t’i prezantohet Presidentit Francez Emmanuel Macron.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në forumin e paqes në Paris, që do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor, do të marrin pjesë mbi 50 shtete. Këtë të enjte u mbajt gjithashtu një konferencë për ndihmën humanitare ku presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi pauzë humanitare në Gaza dhe shtoi se vendet duhet gjithashtu të punojnë për një armëpushim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?