Rama mbërrin në Kosovë, Kurti asnjë sinjal për takimin edhe pse 13 marrëveshjet janë firmosur nga Shqipëria

Pas vizitës në Shkup në kuadër të turit Ballkanik për Procesin e Berlinit, kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë pasdite në Kosovë. Kreu i qeverisë pritet që të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi një takim me Ramën. Kurti kushtëzoi takimin, ku i kërkoi homologut nga Shqipëria, zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive.

Kryeministri Kurti tha se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin mbledhjen e dy qeverive dhe të firmosnin 13 marrëveshjeve të përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë. Me firmosjen e marrëveshjeve nga ana e qeverisë Rama, tashmë pritet sërish përgjigja e Kurtit.

SHKARKO APP