Rama mbërrin në zonat e përmbytura në qarkun e Fierit. Në terren edhe ushtria

Kryeministri Edi Rama ka vizituar mëngjesin e sotëm zonat e dëmtuara nga përmbytjet. Rama ka mbërritur në Ferras të Fierit, ku dalja nga shtrati i lumit Vjosa shkaktoi përmbytje dhe dëme të konsiderueshme për banorët e zonës.

Rama shoqërohej nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.

Megjithëse situata sot është përmirësuar, në terren ndodhen edhe forcat e Ushtrisë, që po u vijnë në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?