Rama: Mbi 12 mijë turistë francezë vizituan Shqipërinë në 3 muajt e parë të këtij viti
Kryeministri Edi Rama ka postuar një shkrim të një prej gazetave prestigjozes europiane “Le Figaro”, që promovon rivierën shqiptare. “”Le Figaro”, promovon rivierën tonë duke ua zbuluar vizitorëve francezë përmes brigjeve shkëmbore në të cilat përplasen furishëm ujëra të kristalta, kanioneve, kështjellave antike, kodrave me agrume, limaneve dhe plazheve të fshehtë e të njohur për turistët”, shkruan Rama.
“Mbi 12 mijë turistë francezë kanë vizituar Shqipërinë në 3 muajt e parë të këtij viti, një rritje domethënëse që ka hedhur themelet e një tregu premtues ndër vendet europiane”, citon Rama, teksa poston linkun e shkrimit.
Në shkrim thuhet ndër të tjera se “me 300 ditët e saj me diell në vit, ujërat bruz të detit Jon dhe ishujt e saj shkëmborë, Riviera Shqiptare është shtëpia e disa prej plazheve më të bukura në Evropë”.