Rama: Mbi 8 mijë gra familjare përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale
Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për mbi 8 mijë gra kryefamiljare që kanë 3 ose më shumë fëmijë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë me dije se të gjitha gratë kryefamiljare që kanë 3 ose më shumë fëmijë deri në moshën 18-vjeç do të përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale.
“Mbi 8 mijë gra kryefamiljare, me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç do të përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale”, shkruan kreu i qeverisë.
Kujtojmë se dhe në deklaratat e mëparshme të tij sa i takon projektbuxhetit për vitin që vjen, Rama ka theksuar se në fokus do jetë përkujdesja sociale, që nga pensionistët e deri te bonusi i bebeve.