Rama mbledh grupin e Partisë Socialiste

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të PS-së, mblodhi grupin parlamentar socialist, ku siç mësohet u vendosën prioritetet e aktivitetit parlamentar.

Në një postim në rrjetet sociale, Elisa Spiropali thotë se grupi socialist do të adresojë në Kuvend sfidat me natyrë politike, ekonomike, sociale, por jo vetëm.

“Sot, me kryeministrin Edi Rama vendosëm prioritetet e grupimit tonë politik që lidhen me aktivitetin parlamentar, me adresimin e sfidave me natyrë politike, ekonomike, sociale, por jo vetëm, duke e ngritur punën e grupit në një tjetër nivel përmes një komunikimi të përbashkët, akoma edhe më intensiv në vazhdimësi.
👐🏻 Beteja jonë e vetme është me njerëzit, të cilët kërkojnë dhe meritojnë më shumë prej nesh, ndaj do të bëjmë maksimumin për të qëndruar në koherencë të plotë me çdo kërkesë që vjen prej tyre”, shkruan Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?