Rama mbledh grupin e PS, informon deputetet për negociatat me PD

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar në lidhje me negociatat për kthimin e opozitës në Kuvend.

Gjatë mbledhjes shefi i qeverisë mësohet të ketë thënë se “PD e ka fryrë kot çështjen pasi i janë plotësuar të gjitha kushtet.”

Në një mbledhje e cila zgjati rreth 60 minuta dhe pa praninë e mediave mësohet se në këtë mbledhje është diskutuar edhe për Guvernatorin e ri të BSH.

Grupi parlamentar i PS përzgjedh 2 kandidaturat për Këshillin Mbikqyrës së BSH. Ata janë Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola.

SHKARKO APP