Rama mbledh kryebashkiakët, nuk i ndal kritikat për Dritan Lelin: Në Vlorë drejtuesi fle gjumë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim kryetarët e bashkive të vendit. Kreu i qeverisë ka zgjedhur Pogradecin për të mbajtur takimin.

Rama vlerësoi maksimalisht kryetarin e bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ndërsa nuk la pa sulmuar kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli, duke thënë se ai fle gjumë pavarësisht potencialit që ka qyteti që ai drejton.

Negociatat nuk janë një shëtitje në lëndinë, janë një e përpjetë e thepisur me sfida të jashtëzakonshme me kërkesa shumë strikte dhe shumë të forta dhe me detyrime që përbëjnë një barrë të madhe për secilin që ka një funksion publik qoftë si i zgjedhur apo i besuar në të gjithë piramidën e administratës shtetërore, dhe për vetë shoqërinë e komunitetet, qeverisjen vendore, bashkitë dhe njësitë administrative. Flasim për PS se jemi ne që qeverisim në të gjithë territorin.

Kjo nuk është uniforme. Në aspektin e cilësisë është e larmishme kemi bashki shembullore, kemi bashki që janë të mira dhe disa që janë problematike. Të qenit të tilla është të qenit PS problematike për qytetarët. Kemi të gjithë kohën për të adresuar problemet dhe për të kapur trenin ku janë më të mirët prej jush.

Në të gjithë fushat e qeverisjes vendore kemi shembuj për të qenë krenarë. Është krenari që PS sot drejton Lezhën po të shohim nivelin e higjenës në plazh dhe kënaqësisë të atyre që pushojnë në këtë vijë bregdetare.

Të tillë shembuj qoftë për pastrimin dhe të tjera fusha kemi kudo në të gjithë Shqipërinë deri në bashki të vogla të cilat kanë mundësi të kufizuara por për shkak të punës dhe këmbënguljes janë shembuj pozitivë, që nga Cërriku e Belshi.

Ngopja apo mbingopja me pushtetin është a atyre që harrojnë kush dhe pse janë atje, jo sa herë u kanë besuar njerëzit.
Dy bashkitë nuk kanë pasur ndonjë avantazh, kanë qenë dhe janë të disavantazhuara sepse pjesëmarrja e taksapaguesve lokalë është shumë modeste.

Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë nga qeveria por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë.

Vlora me gjithë potencialin dhe mbështetjen nuk duhej ta diskutonte të qenit xixë nga mëngjesi në mbrëmje. Minimalisht.

Pa folur për bashki të cilat kanë potenciale të mëdha si Pogradeci, tani po hyn në një fazë që po merr më shumë projekte por është një shembull sepse me mjetet e kufizuara të bashkisë, qyteti merr sot frymë lirisht. Kjo është shumë e rëndësishme. Roli i çdo individi është vendimtar.

Një tjetër realitet i vështirë është Mati”, tha Rama.

SHKARKO APP