Rama mbledh Kryesinë e PS: Folëm për projeksionin e 2023. Zgjedhjet lokale, moment i rëndësishëm
Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryesocialisti Edi Rama, tha për mediat tha u diskutua për projeksionin e vitit 2023 dhe që zgjedhjet lokale të 14 majit, janë një moment i rëndësishëm.
”Kemi bërë një diskutim lidhur me ecurinë e këtij dialogu që nuk zhvillohet vetëm kur shkoj unë por në vazhdim me drejtuesit e qarqeve. Natyrisht që kemi folur edhe për projeksionin e vitit të ardhshëm ku një moment shumë i rëndësishëm janë zgjedhjet vendore”.
Kurse për akuzat e opozitës për Portin e Durrësit, kryeministri Edi Rama i cilëson si llum që çdo ditë ndot sytë dhe veshët e shqiptarëve.