Rama mbledh ministrat në Dajt para largimit me pushime

 

Mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave para se të marrin pushimin, kryeministri Edi Rama ka vendosur ta zhvillojë jashtë Tiranës, në rezidencën qeveritare që ndodhet në Malin e Dajtit.

“Kryeministri Edi Rama mbërriti në 11. 45 minuta dhe kamerat u lejuan vetëm për të fokusuar disa plane të momentit të hyrjes së ministrave në mbledhje e cila pritet të jetë e gjatë” informon gazetarja e Ora News Klementina Cenkollari

Pritet të ketë një bilanc të punës së qeverisë dhe hedhja e piketave për sfidat e maxhorancës.

SHKARKO APP