Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit e qarqeve

Kryesocialsiti Edi Rama mbledh sot në selinë rozë drejtuesit e qarqeve. Në fokus të këtij takimi do të jetë procesi i rienergjizimit të Partisë Socialiste.

Drejtuesit politikë të qarqeve do të bëjnë një analizë të punës në terren, si edhe do të raportojnë mbi objektivat e vendosura nga Rama për 50 mijë anëtarësime të reja deri në Kongresin e qershorit.

Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky takim vjen ndërsa PS do t’i nënshtrohet një procesi për zgjedhjen e krerëve të degëve, ndërsa më 12 maj zgjidhen delegatët. Në qershor mblidhet Kongresi i PS, organi më i lartë vendimmarrës në parti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?