Rama mbledh qeverinë me ministrat e shkarkuar, dekretet presin në Presidencë

Emrat e rinj të kabinetit të qeverisë Rama po presin në Presidencë për firmën e kreut të Shtetit i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por këtë të enjte ministrat e shkarkuar morën pjesë në mbledhjen e fundit të qeverisë.

Olta Xhaçka hyri e doli nga Kryeministria në rreth 10 minuta, sa për të hedhur një firmë. Gjatë Asamblesë, Rama e largoi nga drejtimi i Ministrisë së Jashtme, duke e zëvendësuar me ish-ambasadorin e Shqipërisë në OSBE Igli Hasani. Me gjasë kjo ishte edhe hera e fundit për Frida Krifcën në Kryeministri, pas shkarkimit nga detyra si ministre e Bujqësisë, post që mbante prej dy vitesh. Të njëjtin fat do të ketë edhe Edona Bilali, ish-Ministrja e Shtetit pa portofol.

Dalja nga mbledhja dëshmoi për kalim të butë stafete tek Arsimi, që do të drejtohet nga Ogerta Manastirliu, ndërsa Evis Kushi do ta takojë shefin jo më në selinë e qeverisë, por në atë të partisë, si sekretare për gruan. Mazhoranca duhet të tregohet e gatshme për të votuar ndryshimet në qeveri në një seancë të posaçme në fillim të javës së ardhshme.

SHKARKO APP