Rama mbledh sot Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme për votimin e ministrave të rinj

Kuvendi i Shqipërisë e nis sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj ka bërë që sot të ketë një seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit të Republikës lidhur me ndryshimet e fundit që Edi Rama ka bërë në qeveri.

Përkatësisht, Olta Xhaçka u dekretua nga Presidenti Ilir Meta si ministre të Jashtme dhe Niko Peleshi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Mbledhja është kërkuar nga kryeministri Edi Rama, i cili i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi duke i kërkuar që të mbledhë ligjvënësit në një seancë të jashtëzakonshme, me qëllim shqyrtimin e dekreteve të shkarkimit dhe të emërimit të ministrave, brenda afatit të përcaktuar në pikën 2 të nenit 98 të Kushtetutës.

Rendi i ditës:

Hapja e sesionit të jashtëzakonshëm të legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë.

1. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.889, datë 31.12.2020 “Për shkarkim ministri”.

2. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.890, datë 31.12.2020 “Për shkarkim ministri”.

3. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.891, datë 31.12.2020 “Për emërim ministri”.

4. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.892, datë 31.12.2020 “Për emërim ministri”.

SHKARKO APP