Rama mbledh strukturat e PS në Zvërnec, çfarë po diskutohet
Politikë E Shtunë, 18 Korrik 2020 11:36
Kryeministri Edi Rama ka nisur që mëngjesin e sotëm një takim me strukturat e Partisë Socialiste në qytetin bregdetar të Vlorës.
Kreu i qeverisë, ndodhet që dje në Vlorë, ndërkohë që takimi i sotëm me strukturat, po mbahet në një lokal buzë detit në Zvërnec.
Mesohet se në qendër të takimit janë zgjedhjet e ardhshme, për të cilat Rama ka kërkuar angazhim maksimal nga strukturat e PS.