Rama “mbron” edhe Bashën në Vlorë
Gjatë vizitë së tij në Vlorë, Ramës nuk i janë ankuar vetëm qytetarët, por edhe anëtarët e Shtabit të Emergjencës.
Njëri prej tyre i është ankuar kryeministrit për Bashën, duke thënë se ka shpifur ndaj tyre.
Por, Rama e ka ndaluar atë të vazhdojë më tutje, duke thënë se demokratët e kanë marrë përgjigjien më 23 qershor.
Debati
Anëtari i shtabit: Z. Kryeministër unë do të doja t’u thoja dy llafe mediave që janë këtu prezent, se ditën e djeshme ka ardhur këtu kryetari i opozitës.
Rama: Lëre tani kryetarin e opozitës
Anëtari i shtabit: Jo, jo, unë kam…
Rama: Të lutem! Jo propagandë.
Anëtari i shtabit: Z. Kryeministër dëgjo, se mua më kanë ofenduar se kam 6 ditë këtu me gjithë shtabin dhe gjithë banorët dhe na e hedhin punën poshtë.
Rama: Njerëzit nuk janë budallenj, shikojnë, dëgjojnë, vlerësojnë… nuk jemi këtu për të bërë beteja politike. Opozita është e përmbytur që më 23 qershor. Kështu që mos u merr me opozitën.
KOHA JONË SONDAZH

