Rama mbyll fushatën në qarkun Dibër, Malaj: Sot rrethi i Matit është me 24 orë ujë

Kreu i PS-së, Edi Rama u zhvendos këtë të premte në qarkun e Dibrës, në fushatën përmbyllëse për zgjedhjet e 11 majit. Ai është në qytetin e Burrelit, ku bëri edhe prezantimin e investimeve 10-vjeçare në qarkun Dibër. “Drejt finishit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shprehet kryeministri në postimin e tij në rrjetin social Facebook, në prag të nisjes së takimit.

Kurse ish-kryebashkiaku i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, mbajti fjalën hapëse për këtë takim elektoral, ku renditi edhe investimet e realizuara në rreth gjatë një dekade.

“Sot rrethi i Matit është me 24 orë ujë. Kur e premtonim, njerëzit nuk e besonin, por investimet u realizuan. Kemi pasur mbështetje të fortë në arsim, shëndetësi, kulturë dhe të gjitha fushat e tjera. Më 11 maj i gjithë qarku i Dibrës dhe rrethit të Matit do mbështesi PS-në dhe Shqipërinë Europiane, ku theksoj atë që u bë për Rrugën e Arbrit, faleminderit dhe mirënjohje, sepse na afruat me Tiranën”, tha Malaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?