Rama: Më 11 maj hapen parukeritë dhe dentistët, më 18 maj baret dhe restorantet

Kryeministri Edi Rama publikoi planin e masave nga nisja e javës që vjen. Fillimisht më 4 maj do të shtohet harta e zonave të gjelbra dhe do lejohet shërbimi taksi ndërqytetas me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familje.

Më pas me 11 maj do hapen parukeritë, berberhanet, dyqanet në qendra tregtare dhe klinikat dentare.

Lëvizja nëpër qarqe pa autorizim do lejohet nga ora 5:00 deri në orën 17:30. Të gjithë të riatdhesuarit do vetëkarantinohen në banesë.

Më pas më 18 maj do hapen baret dhe restorantet deri në orën 17:30, me shërbim vetëm në mjediset jashtë lokalit. “Ky plan do të ndryshojë, nëse dinamika e epidemisë ndryshon negativisht,” shkruan Rama.

SHKARKO APP