Rama: Më 21 Qershor votoni Veliaj si kryebashkiak, Dr.Kosova vijon kontributin si gjinekolog
Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një apel qytetarëve të Tiranës që në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit të mos e cojnë votën e tyre dëm por të votojnë Erjon Veliaj, kandidat i ASHE për bashkinë e kryeqytetit.
Gjatë prezantimit të projektit për Parkun Olimpik të Tiranës, Rama tha se është gjynah që qytetarët të humbin shansin në 21 Qershor dhe të mos zgjedhin kryebashkiakun që i mungon Tiranës.
"Më 21 Qershor votoni kryebashkiakun që ju mungon, votoni Erjon Veliajn.
Në këtë mënyrë qyteti do të ketë kryebashkiakun që i duhet, ndërsa Tirana do të ketë edhe një mjek gjinekolog që i shërben grave dhe nënave të qytetit prej shumë vitesh.
Dr. Halim Kosova ka vendin që i takon, në profesionin që ushtron prej vitesh, ndaj mos e coni votën dëm", theksoi Rama.
Kryeministri tha se pas 21 Qershorit Tirana ka nevojë për të gjithë, por secili në punën dhe profesionin e tij.