Rama: Me dixhitalizim të sistemit të shërbimeve publike, eliminojmë korrupsionin

Kryeministri Edi Rama prezantoi projektin e investimit në sektorin e shërbimeve publike, i cili sipas tij, do të transformohet tërësisht, duke u dhënë lehtësi qytetarëve.

Kryeministri Rama sot në seancë plenare the se përmes financimeve nga institucionet ndërkombëtare do të realizohet dixhitalizimi i këtij sistemi, që sipas tij, do të eleminojë përgjithmonë korrupsionin.

“Ne arritëm në një kohë të shkurtër, me një propozim bindës, të përfshijmë Bankën Botërore dhe BE-në në një projekt inovativ që adreson në mënyrë përfundimtare çështjen shumë të rëndësishme të korrupsionit në shërbimet publike, duke adresuar edhe të gjithë atë proces që sot u kushton qytetarëve kohë, para, nerva dhe një dëshpërim të madh. Ky projekt do të jetë model edhe për shumë shërbime të tjera që do të përfshihen në këtë transformim. Shërbimet publike në shqipëri do të kenë një projekt të informatizuar, të dixhitalizuar dhe kjo do të jetë një ngrehinë e re ku do të kryhen të gjitha shërbimet për qytetarët”, ka thënë Rama.

Rama në seancën e sotme u është përgjigjur edhe akuzave të bëra më herët nga ish-kryeministri Sali Berisha për vendosjen e personave të inkriminuar në institucione.

SHKARKO APP