Rama me drejtuesit e veriut: Largojmë çdo drejtor në Shkodër

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Shëngjin të Lezhës, drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqet e veriut. Rama ka thënë se kryebashkiakët e rinj e kanë zbatuar urdhrin duke mos larguar nga puna punonjësit në bashkitë e djathta, të fituara në votimet njëpartiake të 30 qershorit. Nga ana tjetër, Rama ka paralajmëruar “furtunë” në bashkinë e Shkodrës. Kryeministri ka folur për Shkodrën ku ka theksuar se: ”Do iki çdo drejtor, me të mirë ose të keq. Janë të gjithë të mbaruar. Do të bëjmë një ndryshim radikal”. Mësohet se Rama ka ngarkuar deputetin Luan Harusha për të ndjekur këtë proces. Ai ka kërkuar gjithashtu që në të gjitha postet drejtuese të bashkisë të emërohen gra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?