Rama me fjalët e Papës: Zoti nuk i jep kurrë një dhuratë atyre që nuk janë në gjendje të marrin

Këtë 25 dhjetor, që është ditë e shenjtë për besimin e krishterë, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa fjalë të shenjta nga Papa Françesku, për rubrikën “Fjalët e Shenjta”.

Me anë të fjalëve të Papës, kreu i qeverisë ka përcjellë mesazhin se Krishtlindja na është dhënë nga Zoti pasi ne kemi aftësinë t’i kuptojmë e t’i mirëpresim.

“Papa Françesku- Zoti nuk i jep kurrë një dhuratë atyre që nuk janë në gjendje të marrin! Ai na ka dhënë krishtlindjet, sepse të gjithë ne kemi aftësinë t’i kuptojmë e t’i mirëpresim”.

Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore.

SHKARKO APP