Rama: Me hapjen e shkollave do të rriten rastet me Covid-19, fëmijët të mbajnë maskë

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në shkollën “Leonik Tomeo” në Durrës, ku ishte e pranishme edhe ministrja  e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se gjatë orëve të mësimit është e rëndësishme mbajtja e maskave. Rama pranoi se me hapjen e shkollave do të rritet edhe numri i të infektuarve.

“Një shkollë e tërë mund të mbyllet nëse kthehet në një vatër. Besoj se është bërë një punë shumë e mirë nga ana e mësuesve që kanali i shkollës të jetë një burim shumë i mirë informacioni. Duhet të bëni kujdes jashtë shkollës. Duhen refuzuar opinionet që ky është një grip i rëndomtë, që është një sajesë. Faktkisht çdo ditë njerëzit po ndahen nga jeta. Fatmirësisht numri i fataliteteve nuk është në tërësinë e vet, më i madh në mënyrë të ndjeshme, saç ka qenë vitin e shkuar”.

SHKARKO APP