Rama: Më i miri i PD nuk bëri gjë në Tiranë

 

Kryeministri Rama gjatë një aktiviteti në Paskuqan për shpërndarjen e 750 legalizimeve u ndal tek zgjedhjet vendore duke hedhur poshtë edhe akuzat se nëse nuk do të votohet mazhoranca, atëherë bashkitë rrezikojnë financimet.

Rama theksoi se ai kërkon votën për drejtimin e duhur dhe jo për drejtimin e gabuar i cili është provuar, konkretisht ai solli shembullin e Lulzim Bashës dhe Xhelal Mziut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Ramës, të gjithë ish-kryetarët e bashkive të Tiranës për keq apo për mirë, mbahen mend se kanë bërë diçka, por Basha sipas tij nuk ka bërë asgjë për t’u mbajtur mend.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dalin ca e flasin se kërcënojmë se do mbetini pa ujë e financime nëse nuk na votoni. Kjo nuk ekziston. Nëse votoni atë që keni pasur në Kamëz e keni provuar, nuk do bëjë asgjë. Votimi në drejtimin e gabuar nuk çon asgjëkund. Modeli më i mirë i tyre është ky i Tiranës. Për 4 vite nuk bëri asnjë gjë", tha Rama.

Sipas tij, Partia Demokratike i kërkon votat për të bllokuar investimet e qeverisë dhe kjo nuk duhet lejuar.

"Kryetarët e bashkive dhe bashkitë s’mund të përdoren për të bllokuar. Janë aty për të punuar dhe për të zbatuar ato që ju keni nevojë. 

Për 4 vite nuk bëri asnjë gjë. Nuk guxojnë të dalin. Edhe kur dalin thonë ne do bënim këtë punë, por është Rama gjallë. Për çfarë i duan votat, që të thonë është Rama gjallë, se po të mos ishte ai do i bënim", u shpreh kryeministri Rama.

Në procesin e shpërndarjes së legalizimeve për banorët e Paskuqanit, Rama ka qenë i shoqëruar nga kreu i ALUIZN-it, Artan Lame dhe kandidati i së majtës për bashkinë e Kamzës, Safet Gjici.

Kandidati Gjici, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin mes qeverisë dhe pushtetit lokal dhe për mbështetjen e jashtëzakonshme financiare që i është ofruar bashkisë së Kamzës për cdo problem që kanë ngritur banorët.

“Qeveria Rama po shpërndan legalizime, tapitë tuaja, premtim i dhënë në 23 qershor, i bërë realitet sot,- nisi fjalimin e tij kandidati i së majtës,- legalizim i djersës tuaj, e drejtë bazike qe ju takon. Bashkë do zgjidhim dhe shumë probleme të tjera. Kur bashkëpunimi është mes qeverisë vendore dhe lokale, është edhe më i madh. Deri më 2017, premtimi i qeverise Rama do realizohet dhe do legalizohen të gjitha shtëpite. Jemi në drejtimin e duhur dhe në 21 qershor do dini të zgjidhni drejtimin e duhur për të zgjidhur të gjitha problemet që ju shqetësojnë”, tha  Gjici.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?