Rama: Bashkimi kombëtar, në Bashkimin Evropian

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë ka thënë se vitin e kaluar shkëmbimet e mallrave kanë prekur kuotën 200 milionë euro.

“Është momenti për të shkruar më tujte sepse kemi bërë shumë, por ka shumë më shumë për të bërë. Rezultate e punës së deritanishme janë shumë inkurajuese, mjafton të nënvizojmë se vitin e shkuar shkëmbimet tregtare preken kuotën 200 milionë euro”, ka thënë ai.

“Ne po bëjmë përpjekje për të krijuar një pikë doganore të Kosovës në portin e Durrësit, që do ti japin një hovë të ri bashkëpunimit mes dy vendeve. Për herë të parë vendet tona kanë një strategji të përbashkët për ruajtjen e mjedisit. Shqipëria dhe Kosova kanë qenë gjithmonë bashkë në kohëra të vështira dhe të mira, por për herë te parë do të firmosim një marrëveshje për koordinim të përbashkët në rastet e fatkeqësive natyrore”, shtoi gjithashtu Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, bashkimi kombëtar do kryhet në Bashkimin Evropian. “Ëndrra jonë për Bashkimin Kombëtar do të ndodhë në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?