Rama me kryq në kravatë, mediat serbe akuzojnë sërish për “provokacija”

Një detaj shumë i vogël por jo i zakontë në kravatën e Kryeministrit Rama gjatë takimit me homologun Vucic, ka nxitur sërish mediat serbe të aludojnë për provokim.

Eshtë fjala për një kryq të vendosur mbi kravatë dhe deri diku të “kamufluar” mes ngjyrave, që sipas serbëve e ka një kuptim.

Gazetarë serbë kanë kanë ardhur në përfundimin se ky gjest është një provokim i kryeministrit shqiptar kundrejt Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta online “Alo”, shkruan se gjatë debatit për marrëdhënien Serbi-Shqipëri, Rama kishte zgjedhur një kravatë me emblemë të një kryqi në rreth. Sipas tyre një zgjedhje e tillë nuk është e rastësishme, por një provokim i hapur. Më pas gazeta ka pyetur një ekspert për shpjegimin e kuptimit të kësaj embleme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dragomir Acoviç shprehet se, kjo shenjë tregon se, Rama ka mbështetjen e fuqive të mëdha. “Edi Rama simbolikisht na tregoi se partia e tij ka mbrojtjen e fuqive të mëdha, të Amerikës”, shprehet ai duke shtuar se gjatë gjithë kohës Rama kërkonte që të hapte debat dhe kjo sipas tij ishte pjesë e provokimit./opinion.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?