Rama në Valbonë (Tropojë), pozon me Lindën dhe Zahon e vogël (FOTO)

Kryeministri Edi Rama, këtë fundjavë ndodhet në Valbonë (Tropojë) së bashku me bashkëshorten e tij, Lindën dhe djalin e vogël, Zaho.

Në foton e postuar nga vetë Rama në rrjete sociale, ai shihet i buzëqeshur pranë familjes së tij teksa nuk ka harruar të vendosë maskën mbrojtëse nga Covid-19. Ndërkohë burime nga LSI e Tropojës sqarojnë se janë qindra e qindra forca policore, SHISH, Garda e Republikës si dhe civilë që nuk dihet nëse janë forca të rendit, të cilët po ruajnë kryeministrin në Valbonë.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Valbonë, Tropojë – Në bujtinën tradicionale të Kolë Gjonit, një shembëlltyrë e pasionit për punën në mes të një spektakli magjepsës të natyrës, ku Kola bashkë me gruan e djemtë presin e përcjellin vizitorë shqiptarë e turistë të huaj, duke e ndërtuar suksesin prej vitesh pa lëvizur nga vendi, teksa të tjerë po kthejnë sytë çdo vit e më shumë kah Valbona, me projekte interesante e me dëshirën për ta zbuluar këtë thesar mahnitës të Shqipërisë, ndërkohë që ne vazhdojmë të investojmë për ta mbështetur këtë zbulim me infrastrukturë, modele zhvillimi si Qendra e Re Turistike, financime direkte për bujqësinë, blegtorinë, bujtinat, si edhe zgjidhjen e problemit të vjetër të pronësisë🤝

SHKARKO APP