Rama me ministrat Xhaçka dhe Peleshi në Gjermani, do marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih që zhvillohet nga dita e sotme deri të dielën. Rama shoqërohet nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Kreu i qeverisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton se do të diskutojë për mbrojtjen kibernetike, planin për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë si dhe rolin e Shqipërisë në rajon.

“Mynih – Me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes kibernetike, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi”, shkruan Rama në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?