Rama me pensionsitët: Vijojmë diskutimin e hapur për pensionet në rrugën drejt Shqipërisë 2030

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga takimi me pensionistët këtë të martë. Kreu i qeverisë shkruan se vijojnë diskutimet e hapura për pensionet në rrugën drejt “Shqipërisë 223”. Rama thotë se vazhdon angazhimi i qeverisë dhe grupit parlamentar për të ndarë me të moshuarit mendimet dhe sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit. ”Vijojmë Diskutimin e Hapur për pensionet në rrugën drejt Shqipërisë 2030 me angazhimin e palëkundur të qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët vizionin e duhur dhe mundësinë e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit”, shprehet Rama.

SHKARKO APP