Rama me rektorët: Ndërkombëtarizimi i universiteteve po ecën me ritme të larta

Në mbledhjen e radhës së Komitetit të Përbashkët të Politikave në Arsimin e Lartë, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, u diskutua rreth ecurisë së deritanishme të procesit të ndërkombëtarizimit, me në fokus zbatimin e 175 marrëveshjeve të reja për programet e përbashkëta me Universitetet e huaja prestigjioze, si dhe shfrytëzimin e mundësive të reja të lidhjes së marrëveshjeve me ta.

Kryeministri Rama në fjalën e tij u shpreh se është shumë pozitive përpjekja për ndërkombëtarizimin e universiteteve po ecën me një ritëm të përshpejtuar në krahasim me më parë.

175 marrëveshje të nënshkruara për programe të përbashkëta me universitete të tjera jashtë Shqipërisë, plus 41 marrëveshje në proces, plus programet e përbashkëta e të dyfishta të miratuara, plus 17 programe në gjuhën angleze, janë realisht inkurajuese. Edhe pse, pa diskutim që, objektivi është shumë më ambicioz sesa kaq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga këto pika ku mendoj unë që do duhet të insistojmë, natyrisht, pastaj në fund do jetë një vendimmarrje e përbashkët me palën holandeze por jam i bindur për këtë dhe ata janë shumë të gatshëm ta eksplorojnë këtë rrugë është aksesi i universiteteve në rrjetin e ri Evropian të arsimit të lartë që është krijuar vitet e fundit dhe që, ju e dini më mirë se unë, ka pasur një impakt shumë të fortë dhe shumë të fortë dhe po jep rezultate shumë domethënëse për shkak se u jep mundësi universiteteve, duke u ofruar mbështetje ekstra financiare, që të krijojnë sinergji të reja me njëri-tjetrin dhe të futen në kongromenate akademike, që janë me një përfitim të jashtëzakonshëm për pedagogët, për studentët, për harmonizimin e gjithë programeve apo për të krijuar situata komplementare mes universiteteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtu, në këtë pikë, unë do dëshiroja që nga ana juaj të kontribuonit me një analizë dhe me disa opsione, sugjerime që si mund të bëhet kjo qasje”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?