Rama me vonesë dhe me kufje në vesh, irritohet Spaho: Ne flasim për të varfrit, ai dëgjon muzikë

Kryeministri Edi Rama e irrituar opozitën sot në Kuvend teksa ka hyrë disa minuta me vonëse për të ndjekur mocionin me debat për ndihmën ekonomike, kërkuar nga PD-ja.

Rama ka mbajtur kufje në vesh ndërsa kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho fliste në foltore për problemet amdhore që kishte shkaktuar heqja nga skema e ndihmës ekonomike të 20 familjeve.

Kaq mjaftoi që Spahoi t’i kërkoi Rucit që Rama të heqë kufjet, ndërsa në debat është përfshirë edhe Lulzim Basha, i cili nga vendi i kërkoi që t’i heqë kufjet pasi mocioni ishte me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kohës kur Ruci njoftoi që fjalën në foltore e kishte Rama, ku i fundit nuk dëgjoi, ndaj edhe Spahoi vijoi të fliste.

Swiss Digital Mobile Reklama

REPLIKAT
SPAHO
: Nëse ka nevojë të dëgjojë muzikë ka një dhomë atje, të shkojë e të dëgjojë, kjo tregon seriozitetin se sa seriozisht e merr këtë çështje. Kjo sjellje me vënies se kufjeve është e papranueshme.
RUCI: Mund të jetë duke dëgjuar diçka
SPAHO: Ta ndërpresë dhe të heqë kufjet

RUCI: Kufjet janë për të dëgjuar më mirë juve. T’ju nderojmë, juve s’doni.
BASHA: Mocioni është me kryeministrin, hiq kufjet!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?