Rama: Me Vuçiç, takim për kujdesin ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës
“Mirëkuptim i plotë me Kryeministrin Li Keqiang për nevojën që Kina të rrisë mbështetjen financiare ndaj Shqipërisë dhe rajonit.
Takim me Kryeministrin Vuçiç për rritjen e ritmit të bashkëpunimit dhe rritjen e kujdesit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.
Ky ka qenë komenti i bërë së fundmi nga kryeministri Edi Rama lidhur me takimet që ka zhvilluar sot në Beograd në kuadrin e Samitit të Tretë të Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që ka në axhendë bashkëpunimin ekonomik, i cili vazhdon edhe sot punimet në Beograd.