Rama: Disa media,industia e përbaltjes si industria e krimit ndaj Tahirit
Kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri në ditën e çeljes së konkursit për shkollën e policisë përballë 5 mijë aplikantëve. Duke ju treguar atyre se po i hyjnë një rruge të vështirë ku shpesh policia përballet edhe me përbaljten përveçëse me krimin, shefi i qeverisë tha se në dy vjet e gjysmë qeverisje është bërë e mundur që policia të kthehet në institucionin më të besuar në vend.
Kryeministri Edi Rama, zgjodhi të flasë para 5000 të rinjve që aspirojnë të jenë punonjës të policisë së shtetit, për të treguar reformimin që sipas tij ka pësuar nën qeverisjen e socialistve ky institucion. Kryeministri, tha së në vitin 2013 u trashëgua një polici e paarsimuar dhe e keqtrajtuar, por sot sipas tij uniformat blu janë kthyer në institucionin më të besuar për qytetarët shqiptarë.
Edi Rama: “Policia më e paarsimuar e kontinentit tonë. Po ashtu policinë me moshën më të lartë në Europë dhe Rajon.Së treti policinë më të keqtrajtuar nga pikëpamja financiare nga nga pikpamja politike. Sot numri i punonjësve të policisë me arsim të lartë ka shkuar në 33% krahasuar me 20% të vitit 2013”.
Kryemisnitri Rama, mori në mbrojtje Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, përballë akuzave dhe kritikave politike e mediatike për punën e tij.
Edi Rama:“Industria e përbaltjes është industria e krimit. Unë po ju jap vetëm një:Lazarati . Ato flakë dogjën një bankë, paratë e së cilës nuk qarkullojnë më dhe ata që përfitonin miliarda kanë humbur miliarda por nuk kanë humbur fuqinë e tyre për të luftuar me maskat e politikës dhe medias dhe me zërin që krimi ia merr politikës”.
Minstri i brendshëm Sajmir Tahiri, iu adresua shkallës së lartë të vështirësisë së punës së policisë kur tha se uniformat blu nuk përballen vetëm me krimin në rrugë por dhe me gjyqtarët që lirojnë kriminelet e arrestuar.
Saimir Tahiri: “Nuk ka asnjë motiv për tu dekurajuar sepse armiku ynë më i madh përveç atij që është në rrugë, është edhe ai që fshihet pas çekiçit dhe që rreh çekiçin i korruptuar për të liruar atë që arreston policia”.
Në vitin 2013, tha kryeministri Rama, raportet ndërkombtare e listonin policinë e shtetit një ndër tre institucionet më të korruptuara dhe më të pabesueshme të vendit tonë.
KOHA JONË SONDAZH

