Rama, Meloni dhe Sunak takohen nesër në Romë. Temë kryesore emigrantët

Mediat e huaja shkruajnë se kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të takohen këtë fundjavë në Romë.

Takimi do të zhvillohet të shtunën në rezidencën e kryeministres italiane dhe në fokus të diskutimeve do të jetë emigracioni i paligjshëm. Zyra e Sunak tha se takimi do të “përqendrohet në përpjekjet e përbashkëta për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar”.

Si Meloni ashtu dhe Sunak kanë marrëveshje me Shqipërinë në përpjekje për të adresuar emigracionin e paligjshëm. Sipas marrëveshjes me Britaninë, të nënshkruar një vit më parë, shqiptarët që mbërrijnë me gomone përtej Kanalit mund të kthehen menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?