Rama merr fjalën, Berisha del nga Kuvendi: I ka futur thikë pas shpine Kosovës. Avokat i Vuçiçit

Pasi kryeministri Edi Rama mori fjalën në mbledhjen e parë të dy Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, kreu i PD-së, Sali Berisha dhe deputetët e tij dolën nga seanca plenare. Për mediat, Berisha tha se Rama i ka futur thikë pas shpine Kosovës dhe se ai është avokat i Vuçiçit.

“Sot nuk mund të mos ndalem se aktualisht në platformën tij Parlamenti, po flet një nga 2 armiqtë kryesor të Kosovës, njeriu i cili është tashmë i njohur botërisht si avokati më i shpifur i padronit të tij Aleksandër Vuçiç.

Njeriu i cili në vend të bëjë avokatinë e Kosovës, kalon nga samiti nga samit duke lobuar për Vuçiçin dhe Rusinë e vogël në zemër të Ballkanit. Në mënyrë të përsëritur ka futur thika pas shpine për Kosovës. Anti shqiptar i rrezikshëm për kombin.

Rama nuk është vetëm vasal i neveritshëm i serbomadhit Vuçiç, njeriu që po shkatërron materien, qenien identitetin e shqiptarëve me politikat e tij”.

SHKARKO APP