Rama merr në mbrojtje koncesionet

Në mbledhjen e parë për vitin 2016 të Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria po punon për të krijuar kushtet për përmirësimin e cilësisë së turizmit, pasi, sipas tij, ai është “një nga burimet reale të rritjes ekonomike”.

“Turizmi është një nga burimet reale të rritjes ekonomike. Po punojmë për të krijuar kushtet për përmirësimin e cilësisë së tij. Viti i kaluar ishte mjaft inkurajues për turizmin, në aspektin sasior dhe cilësor. Konstatojmë numër në rritje të turistëve nga Europa veriore. Gjithsesi, ka shumë për të bërë në të gjithë vijën bregdetare, duhet investuar për shërbimin e energjisë dhe shërbimet e tjera bazë. Por mendoj se nëse koordinohemi më mirë me operatorët privatë, do tërheqim më tej vëmendjen e turistëve”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama shtoi se “partneriteti publik-privat është mekanizëm kyç për të zhvilluar ekonominë” dhe “është pjesë e filozofisë” së qeverisë së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Rama i është referuar 173 konçensioneve të bëra nga qeverisja e PD-së, duke thënë se vetëm 161 prej tyre, të dhëna për HEC-et, janë shembull i një katastrofe ekonomike dhe mjedisore. Rama tha se këto konçensioni ishin projekte me 3 fletë A4, pa asnjë studim, të cilat kryeministri i cilësoi si “vizatime kalamajsh”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndërkohë që po të hyjnë në koncensionet për ndërtimin e HEC-eve, atëherë jemi në diferencën midis shekujsh dhe jo dy vjetësh. Koncensione që kanë shkatërruar mjedisin. Koncension pas asnjë studim, për të bërë HEC-e me 3 fleta A4, si vizatime kalamajsh, fizibilitet tejet të ulët. Për më shumë ato kanë qenë si letra me vlerë që tentohej të shiteshin në një treg të zi, dhe kjo ështe vërteta.”- tha Rama.

Kryeministri tha se në qeverisjen 2 vjeçare të koalicionit të majtë gjithsej janë bërë 14 kontrata partneriteti publik privat, ku 6 prej tyre janë për ndërtimin e HEC-eve. Kreu qeverisë iu rikthye konçensioneve të skanimit të kontenierëve, duke deklaruar se nëse nuk do të rinegociohej nga qeveria, kjo marëveshje do të shkatërronte të gjithë sektorin fason.

Më lejoni të them se koncensioni për skanimin është rinegociuar për të rregulluar termat, pavarësisht se ne do të donim që ky koncension të mos egzistonte fare. I rinegociuar konçensioni për pullat fiskale, në rradhë të parë për ilaçet, duke mos lejuar që cmimi tyre të rritej. Po ashtu koncensioni për markimin e karburanteve me të cilët jemi ende në diskutime për ti dhënë kuptim asaj. Të gjitha këto ishin koncensione me pasoja të rënda për qytetarët.

Po ashtu 3 kontrata konçensionare për menaxhimin e portit të Durrësit, që nga një port ku ne duhej të bazonim një nga forcat e zhvillimit tonë ekonomik, është një hapësirë konflikti të hapur ndaj konçensionarëve dhe shtetit, për shkak të kontratave skandaloze.

Më lejoni t’ju them vetëm një shembull… nëse ne nuk do të kishim rinegociuar konçensionin për skanimin, do të detyroheshin bizneset të paguanin 39 euro për skanimin e çdo fature doganore, dhe jo vetëm për aty ku skanohej por edhe për aty ku nuk skanohej.

Çfarë bëmë ne, ne ulëm tarifën në 22 euro nga 39 euro dhe nxorrëm para nga buxheti për të konspensuar të gjithë ata që punojnë me mall porositësi. Gjithë industria fason do të kishte rënë përtokë sot, nëse nuk do të nxirrnim para nga buxheti shtetit. Këto janë një marrëzi korruptive dhe injorante, që sot dhe nesër, shqiptarët do tu paguajnë cmimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?