Rama, mesazh të rinjve: Mbroni të dashurit tuaj, vaksinohuni!
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video-mesazh drejtuar të rinjve, që të vaksinohen sa më parë për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre nga Covid 19.
Në vijim postimi i plotë i Ramës në Facebook:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë ftesë të të rinjve për bashkëmoshatarët e tyre, që t’i besojnë shkencës e t’u drejtohen pikave të vaksinimit, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët nga virusi i rrezikshëm, i cili merr përditë jetë njerëzore, ju uroj një javë të mbarë
KOHA JONË SONDAZH

