Rama-Meta: Kryebashkiakët e PD-së, zëdhënësa të SHQUP-it
Nga Delvina, kryeministri Edi Rama deklaroi e krerët e bashkive që drejtohen nga të djathtët po bëjnë zëdhënësin e SHQUP-it.
Gjatë prezantimit të kandidatit të kësaj bashkie, Rigels Balilit, Rama theksoi se në 21 qershor vota do shkojëpër investime dhe shërbime për Delvinën.
I pranishëm në këtë prezantim ishte dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, njëherësh kryepalamentar.
Meta pohoi se PD-ja i kërkon bashkitë për t’i përdorur politikisht.
“Delvina të hyjë në rrugë të sigurt të progresit, traditave. PD i kërkon bashkitë për t’i përdorur politikisht. Pas 21 qershorit projekte për të mbështetur bashkinë e re”, tha Meta.