Rama: Meta miting ditën e raportit të Komisionit Europian
Kryeministi Edi Rama ka reaguar për herë për manifestimin e Presidentit Ilir Meta ku tha se ai ka çelur një fushatë brenda opozitës dhe mund t’i shpallë luftë dhe Amerikës por një President s’mund të shpërndajë parlamentin.
Pas mbledhjes në PS me deputetët dhe ministrat ai shprehet se nuk ka asgjë të re sa i përket dekretit të Metës sot për kthimin mbrapsht të ligjit të ri për betimin e gjyqtarëve kushtetues ndërkohë ka thënë se raporti i sotëm pozitiv i Brukselit duhej të gëzonte një President por Rama thotë se i pret shpërthimet nga Ilir Meta.
” Nuk ka asgjë të re këtu, Thash për çfarë do më pyesnit. Presidenti del dhe shpërthen para jush. Sot në Bruksel del një raport që minimalisht duhet të gëzonte një president që ta konsideronte që të rishpërthejë para të gjithëve. Për mua është e pritur nga presidenti.
Presidenti nuk mund të firmosë dekret për shpërndarje parlamenti, ndërsa Iliri qe ka celur një fushatë brenda opozitës mund t’i shpallë edhe luftë Amerikës. ”- tha Rama.