Rama – Meta, takim herët në mëngjes në kryesinë e Kuvendit
Kryeministri Edi Rama ka shkuar mëngjesin e së mërkurës në zyrën e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Ata kanë kohë pa u takuar për shkak të udhëtimeve jashtë vendit. Rama zhvilloi një vitinë në Kinë ndërsa Meta ishte në Itali dhe Gjermani. Rama hyri në zyrën e Metës para orës 8 ndërsa qëndroi aty për më shumë se 40 minuta. Besohet se në qendër të bisedës ka qenë projekt-buxheti i vitit të ardhshëm që kalon këtë të enjte për miratim në Kuvend. Nuk kanë munguar zërat kundërshtues të LSI-së për draftin e paraqitur nga qeveria.
KOHA JONË SONDAZH

