Rama-Meta, takim me dyer të mbyllura në Kuvend
Kreu i qeverisë, Edi Rama, është parë sot të vizitojë ambjentet e Kuvendit, për të takuar kryeparlamentarin Ilir Meta.
Kështu, makina e Ramës është parë të hyjë në oborrin e Kryesisë së Kuvendit në orën 10:00, ndërsa ndryshe nga herët e tjera, kryeministri sot nuk ka qenë i shoqëruar nga ministra apo deputetë.
Mendohet se temë e diskutimit është seanca e nesërme plenare dhe buxheti i vitit 2016 që po diskutohet në komisione, teksa takimi Rama-Meta zhvillohet pikërisht një ditë para mbajtjes së seancës plenare, ku pritet të votohet edhe marrëveshja e përbashkët PD-PS për dekriminalizimin.
Ndërkaq, vizita e Ramës në selinë e Kuvendit vjen pas kthimit të kryeparlamentarit Meta nga vizitat e tij zyrtare në Itali dhe Gjermani, ku ka diskutuar lidhur me progres-raportin për Shqipërinë dhe reformat në vend… (vijon)
KOHA JONË SONDAZH

