Rama: Mijëra fidanë të mbjellë gjatë javës, shembull i shkëlqyer i koordinimit për Vitin e Pyjeve

Kryeministri Edi Rama thotë se këtë javë janë mbjellë me mijëra fidanë në kuadër të vitit të pyjeve. Kreu i qeverisë, duke publikuar pamje nga puna e zhvilluar në Përmet, Gramsh, Tiranë e Librazhd, tha se kjo javë ishte një shembull i shkëlqyer i mobilizimit dhe koordinimit, ndërsa bëri të ditur se janë mijëra fidanë të mbjellë.

”Kjo javë ka qenë një shembull i shkëlqyer i mobilizimit dhe koordinimit për Vitin e Pyjeve. Nga veriu në jug, ekipet e bashkive, organizatat mjedisore dhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve kanë qenë në sinkron të plotë për të shfrytëzuar çdo ditë nga kalendari biologjik i pyjeve duke bërë sa më shumë mbjellje dhe shtuar mijëra fidanë të rij. Momente nga vazhdimi i pyllëzimeve në Përmet, Gramsh, Tiranë e Librazhd”.

Në të gjitha bashkitë e vendit ka nisur fushata e pyllëzimit, në kuadër të Vitit të Pyjeve. Viti i Pyjeve është shpallur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si një vit me fushata pyllëzimi, por edhe edukimi dhe ndërgjegjësimi për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?