Rama: Miratuam mbi 5 mijë paga lufte për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve

Kryeministri Edi Rama njofton në Facebook se qeveria ka miratuar mbi 5 mijë paga për sektorin e transportit që u godit për shkak të pandemisë.
“SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor?
QEVERIA SHQIPTARE miraton: +5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020! fekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!”, deklaron Rama.
Kryeministri shton se këto paga u mundësuan “falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?