Rama: Mos protestoni për ca aktorë të PD
Nga kuvendi, aty ku opozita pas fjalës së kreut Basha u largua, kryeministri Edi Rama e cilësoi audio-përgjimin si “një tallje e madhe që synon destabilizimin e vendit”.
”Historia është shumë serioze: janë vetëm aktorë që luajnë rolin. Kam shpresë që do të dalin nga hetimi skenaristët, regjisorët e producentët. Pyes veten se çfarë do të bëni kur të mësoni se bëhet fjalë për një tallje të madhe me të gjithë? Një tallje e madhe që synon destabilizimin e vendit”, deklaroi kreu i qeverisë.
Rama shtoi nga foltorja e Kuvendit: “Si do ju duket vetja pasi të dilni në protestë se keni dalë në protestë njësoj siç shkohet në kinema për të parë një film. Secili bën atë që do, fatmirësisht koha kur shkoje në protestë dhe nuk ktheheshe në shtëpi, por në morg, ka vdekur. Por, çështja nuk është protesta, por tallja e madhe. Mendojeni këtë që të mos ju duket vetja të keqpërdorur”.
A thua e gjitha kjo ishte nje loje “aktoresh” dhe krijuan gjithe kete rremuje kombetare? Mbetet te presim prokurorine per verdiktin e ketij audio incizimi qe per pak krijoi kaos kombetar.
A do te dale konkluzioni para protestes se te shtunes apo pasi te shtunen te jete rremuje ne Tirane nga protesta?
KOHA JONË SONDAZH

