Rama: Mos thoni s’keni bërë gjë
Kryeministri Edi Rama, duke postuar një video ku shfaqet Myzeqeja, shkruan se para 6 vitesh kjo zonë ka qenë komplet e harruar, ndërsa sot është një shembull se është punuar shumë.
Në Facebook Rama shkruan se i mirëkupton ankesat e qytetarëve, por thekson se nuk mund të pranojë ata që thonë se se nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.
“I dëgjoj, i lexoj, i mirëkuptoj ankesat për rrugët e fshatrave, por një gjë ama s’e pranoj dot: Kur thonë s’keni bërë asgjë për fshatin?JO! Kemi bërë dhe jo pak madje (EDHE PSE DUHET ME SHUME AKOMA PADYSHIM). Dhe ky është një shembull nga Myzeqeja (O Zot kur e kujtoj si ishte ajo zonë para 6 vjetësh?) ku kemi ndërhyrë në shumicën e akseve të zonës bujqësore?#ShqipëriaqëDuam☀??”-shkruan kryeministri, Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

