Rama: Mospagesa e sigurimeve krim ekonomik, institucionet para drejtësisë
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot publikisht se “nëse nuk bëhej shumë shpejt reforma e pensioneve, do ta çonim sistemin në gropë, siç vendi ra në gropat e firmave piramidale”.
Në një takim për reformën e pensioneve që u zhvillua në ambientet e kryeministrisë, Rama vuri theksin në faktin se të gjitha qeveritë i pasuan njëra-tjetrës reformën e pensioneve, duke e vonuar atë.
“Qeveria paraardhëse preferoi jo vetëm ta shtynte, por edhe si në fusha të tjera të aktivitetit të saj, ta zgjidhte në mënyrën më hipokrite dhe më të pabesë me pensionistët, duke bërë disa rritje pensionesh si një frut suksesi të madh, duke hapur pas shpinës dhe në rrugën e të gjithë atyre që ishin drejt pensionit, një gropë të madhe, që pa as më të voglin ekzagjerim ishin të kërcënuar, siç ranë si shtet në gropën e madhe të hapur nga rënia e piramidave të”, tha Rama.
Teksa ka shtuar se të gjitha institucionet shtetërore dhe sektorët privatë që kanë abuzuar për vite të tëra duke mos i siguruar punonjësit e tyre, edhe pse kontributet i merreshin nga paga, do të përballen me drejtësinë.
Paralajmërimky që erdhi prej tij duke e konsideruar këtësinjë krim ekonomik si pasojë e keqqeverisjes ndër vite të të djathtëve.
“Punonjësit e siguruar me ligj po jo me Maliq ktheheshin në punonjës në të zezë, dhe merreshin të tjerë në punë nga shteti mbaheshin në të zezë, dhe kujtonin se paguheshin kontributet për pensionet e tyre. Ky është një krim ekonomik ashtu siç është edhe nj batërdi keqqeverisëse. Sepse natyra e kësaj grabitjeje të skemës është e shumëfishtë. Jo në të gjitha rastet është bërë për qëllime elektorale apo korruptive, edhe kur është bërë për verbërinë dhe paturpësinë e një qeverie dhe të një shteti që nuk respekton ligjet e veta, si me institucionet e ushtrisë.
Ne nuk do t’undahemi as atyre që kanë abuzuar, dhe ministria ka ngritur grupin për të depozituar pranë prokurorisë të gjitha të dhënat dhe pastaj prokuroria duhet dhe besoj do ta bëjë, të hetojë në të gjitha nivelet natyrat e kësaj grabitjeje, ubëj thirrje të gjithë sipërmarrësve që janë të listuar dhe që sot vazhdojnë të paguajnë punonjës në të zezë dhe rezultojnë debitorë me miliona e miliona dollarë në skemën e pensioneve të vrapojnë të paguajnë borxhet që u kanë punonjësve të tyre që kanë detyrimin të japin rrogën dhe t’usigurojnë pensionin, senuk i kanë skllevër”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

