Rama: Mund të vijë momenti që nuk do të shkoni dot në punë nëse s’jeni të vaksinuar

Në një komunikim për mediat, pas marrjes së dozës së tretë të vaksinës anticovid, Kryeministri Rama u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen, ndërsa paralajmëroi se mund të vijë momenti kur mund të kërkohet edhe pasaporta e vaksinimit për të shkuar në punë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se vaksina kundër COVID-19 nuk të mbron nga infektimi, por nga vdekja, pasi personat e vaksinuar e kalojnë virusin me simptoma më të lehta.

U them të gjithëve se mund të vijë moment i që të ndalohen të shkojë në punë pa pasur kartelën e vaksinimi online . U them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me hapësira të sepse mund të vijë momenti që nuk mund të lejojnë të hyjnë në markete, u them edhe atyre që kanë dyqane të vaksinohet sepse mund tu mbyllet dyqani. Nuk mund të rrezikohet për shkak se një pjese i bën kërshillëk shkencës”, tha Rama.

SHKARKO APP