Rama ndaj pamje nga Newborn: Ua heq me kënaqësi kapelen autorëve të këtyre gërmave monumentale

Monumenti që simbolizon shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, ”Newborn”, edhe këtë vit ka marrë një pamje të re. Koncepti për 2025 pasqyron zhvillimin e Inteligjencës Artificiale (IA), një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i pranishëm në jetën tonë. Pamje nga ”Newborn” i ka ndarë edhe kryeministri Edi Rama. ”Një herë në vit, tamam në këtë ditë, ua heq me kënaqësi kapelen autorëve të këtyre gërmave monumentale”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP