Rama: Ndalohen pagesat e qirave nga bizneset e vogla. Kush humbi punën në të zezë…
Një tjetër vendim të rëndësishëm ka marrë qeveria në lidhje me krizën që ka sjellë në ekonomi pandemia e Covid-19. Kreu i qeverisë, Edi Rama përmes një postimi në facebook, njofton se do të ndalohen pagesat e qirave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë por që e kanë ndaluar atë për shkak të pandemisë.
Nga ana tjetër, Rama ka një mesazh për të gjithë ata që kanë humbur punën në të zezë. ”Kush ka humbur punën në të zezë dhe ka këtë hall, mund të përfitojë nga kjo masë vetëm duke denoncuar punëdhënësin”.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
Me aktin normativ për masat e veçanta do të ndalohen pagesat e qerave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të luftës!
Kush ka humbur punën në të zezë dhe ka këtë hall, mund të përfitojë nga kjo masë vetëm duke denoncuar punëdhënësin! Qeradhënësit do të ndalohen t’u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve ose do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qerasë përkatëse!
Për çdo rast presioni nga qeradhënësit, subjektet qeramarrës të dy kategorive të mësipërme, të drejtohen në faqen online të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve.
*Kjo luftë kërkon medoemos që kushdo ka një mundësi më shumë, të solidarizohet me fakte jo me fjalë, për këdo që s’ka asnjë mundësi të mbijetojë pa solidaritet.